Arilena Ara ka marrë mbështetjen e garuesve të tjerë për “Eurovision”. Ara do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurosong”.
Këngëtarja do të këndojë në gjuhën angleze, version të cilin e realizoi së fundi me titull “Fall from the sky”.
Por, Arilena nuk është shqiptarja e vetme në këtë kompeticion, këtë vit garon edhe një tjetër artist që ka origjinë nga Kosova.
Bëhet fjalë për artistin Gjon Tears, i cili këtë vit do ta përfaqësojë Zvicrën.
Ky i fundit ka treguar publikisht që mbështet Arilenën në këtë festival dhe se kënga e saj është favoritja.





