Përfaqësues amerikanë të OPDATE janë rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përfaqësuesit e SHBA-ve janë parë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë.

Roli i përfaqësuesve amerikanë është që të asistojnë në hetimet e SPAK. Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt.