Përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës kanë qenë pjesë e diskutimeve me ekspertët e porteve dhe qyteteve në të dy anët e detit Mesdhe.
Takimi është zhvilluar në Xhenova ku është diskutuar mbi dinamikat territoriale dhe administrimin e raporteve mes qyteteve e porteve.
Drejtori i Drejtorisë së Teknike në Autoritetin Portual Durrës, Redi Kodra mori pjesë në diskutim për rolin e planit rregullues portual në dinamikat territoriale dhe sinergjinë e ndryshimeve portuale.
Për të njëjtën temë dikutuan edhe Marie Baduel nga AVITEM, Konstantia Nikopoulou nga MedCités, Mustafa Hijazi nga Saida (Liban) nën moderimin e Beatrice Moretti e Shkollës Politeknike të Genovës.
Qëllimi takimit lidhet me rolin qendror të qyteteve dhe përdoruesve, aktorët kyç të hapësirës urbane.
Rrjeti i zhvilluesve të qyteteve të Mesdheut për të ardhmen përmbledh praktikat më të mira të planifikimit urban.