Shefja për politike të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë sot për herë të parë Tiranën. 

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftim.