Kur të keni mbaruar me detyrat tuaja të përditshme, shtrihuni në divan dhe bëni një sy gjumë për gjysmë ore – mund të ketë shumë përfitime për ju.
Pas një dite të vështirë në punë, lodhja ju pushton me shikimin e divanit. Është e rëndësishme të dini se trupi juaj nuk ju paralajmëron pa arsye, ndaj dëgjoni atë dhe jepini vetes një pushim. Një sy gjumë jo vetëm që do t’ju zgjojë, por gjithashtu mund të përmirësojë kujtesën dhe humorin tuaj.
Hulumtimi i ri ka zbuluar se dremitja për vetëm 30 minuta mund të përmirësojë humorin, kujtesën dhe përqendrimin tuaj deri në katër orë pasi të zgjoheni. Ndaj të mos të marrësh një sy gjumë vetëm dëm mund të bëjë, dhe pikërisht për këtë, trajtojeni veten me kënaqësinë që mund t’ju sjellë përfitime të shumta, shkruan Metro.
Një studim nga Universiteti Kombëtar i Singaporit zbulon gjithashtu se edhe një sy gjumë i shkurtër mund të zvogëlojë përgjumjen dhe të përmirësojë humorin.
Por vetëm gjysmë ore ka fuqinë për të përmirësuar kujtesën, dhe bashkë me të edhe procesin e marrjes së informacionit të ri dhe përpunimit të tij.
Shkencëtarët kryen studimin mbi 32 persona të cilëve iu desh të bënin një sy gjumë çdo të dytën ditë për 10, 30 dhe 60 minuta.