Ecja në shi, ndonëse shpesh shihet si e pakëndshme, mund të sjellë përfitime të shumta si për trupin ashtu edhe për mendjen.
Për shumë njerëz, zëri i shiut është relaksues dhe qetësues. Era karakteristike pas shiut, e njohur si “Petrichor” – një term i vendosur nga dy shkencëtarë australianë në vitet 1960 – përjetësohet si një aromë freskie që ndikon pozitivisht tek gjendja emocionale.
Ditët me shi janë ideale për ata që ndihen të stresuar, të lodhur ose që kanë nevojë për një çast qetësie dhe reflektimi.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që ofron ecja në shi:
- Era e shiut freskon mendjen dhe përmirëson humorin.
- Lagështia ndihmon në hidratimin natyral të lëkurës dhe flokëve.
- Studime japoneze tregojnë se aktivitetet fizike në mot të ftohtë dhe me shi ndihmojnë në djegien e më shumë kalorive dhe yndyrave.
- Ecja në kushte të lagështa përmirëson ekuilibrin dhe koordinimin, pasi kërkon vëmendje dhe përqendrim muskulor më të madh.
- Shiu ndihmon në pastrimin e ajrit duke larguar pluhurin dhe mikrobet, çka përmirëson shëndetin respirator.
- Shëtitjet në shi ndihmojnë në ndryshimin e perspektivës ndaj problemeve dhe stresit.
- Trupi djeg më shumë kalori për të ruajtur temperaturën trupore në kushte të ftohta.
- Shiu nxit emocione të thella dhe kreativitet, duke ndikuar pozitivisht në shkrim, muzikë apo mendime reflektive.
- Ndihmon në rikthimin e ndjesisë së thjeshtësisë dhe lidhjes me natyrën, një përvojë që shpesh humbet në jetën e përditshme.