Ikona e Barcelonës Ksavi Hernandez është infektuar me koronavirus. Trajneri i Al-Sadit e dha lajmin në rrjetet sociale, ku pranoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Megjithatë, ai qetëson të gjithë fansat e tij teksa shton se nuk ka shqetësime, ndërsa nuk do të drejtojë në fundjavë ekipin e tij pasi duhet të qëndrojë shtatë ditë në karantinë.
Kujtojmë, që Ksavi është përfolur gjatë këtij viti si kandidat për stolin e Barcelonës, por në të dyja rastet ka refuzuar.





