SHBA, 23 gusht 2014 – Videoja më e fundit e Nicki Minaj ka ndezur debat, kjo për shkak të përmbajtjes me natyrë seksuale. Por ndërsa këngëtarja po përgatitet për një performancë të pazakontë të dielën, kur do jetë edhe MTV Video Awards, ka ndodhur një incident i pazakontë.
Një nga kërcimtaret që shfaqet në videon e saj është kafshuar nga një gjarpër. Mësohet se ajo nuk ndodhet në rrezik për jetën. Mendohet se gjarpri është një anakonda rreth 2 metra dhe nuk është helmues. Videoklipi më i ri i këngëtares Nicki Minaj është një « uragan » i vërtetë në tregun muzikor.
«Anaconda » është videoklipi më i klikuar që nga 19 gushti dhe për vetëm 4 ditë ka kapur shifrën e 37milionë klikimeve (37,970,577), e gjithë kjo vetëm për shkak të dozave të larta të erotizmit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





