Mëngjesin e kësaj të marte, dy banesa janë përfshirë nga flakët në Surrel të Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:52 dhe sipas policisë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake autoritetet thonë se rezulton që zjarri ka qenë aksidental.

Autoritetet janë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.