Disa kabina plazhi të banueshme dhe të pabanueshme janë përshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ilirias në Durrës.
“Rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish kabinat e plazhit, në zonen e Ilirias kishte rënë zjarr, në kabinen e shtetasit D.H, dhe më pas është përhapur me shpejtesi dhe në kabina te tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përvec dëmeve materiale në dy kabina të banueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.”,- bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimine rethanave të ngjarjes dhe pëcaktimin e shkaut të rënies së zjarrit





