Flakët, të ndihmuara edhe nga era, kanë përfshirë kodrat e Kallmit në Durrës.

Zjarri është përhapur në zonat me bimësi të ulët.
Zjarrfikësit janë duke punuar për të vënë nën kontroll zjarrin në një terren shumë të vështirë.

Kjo është një zonë e pabanuar dhe e mbuluar nga shkurre.

Zjarri dyshohet se mund të jetë vënë nga ndonjë bari për të hapur kullota të reja.





