Një zjarr ka përfshirë mjediset e spitalit COVID 3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës. Mësohet se në këtë spital nuk ka pacientë që po trajtohen.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe situata po i kthehet normalitetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.





