Tre banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Pendavinj të Maliqit.

Sipas policisë, nga flakët janë përfshirë banesat e shtetasve  I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.