ELBASAN- Zyrat e një pikë karburanti në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përfhsirë nga flakët, ndërkohë që përhapja e flakëve është mbajtur nën kontroll nga mjetet zjarrfikëse, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. 

Zjarri vetëm 7 metra larg pikës së karburantit alarmoi punonjësit, të cilët lajmëruan menjëherë zjarrfikësit. Ndërhyrja e shpejtë ka eleminuar flakët dhe nje tragjedi të mundshme. Ndërkohë, që dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një ngarkesë e rrjetit elektrik. 

Flakët janë elminuar në një kohë rekord nga dy mjete zjarrfikës, ndërkohë që policia ha nisur hetimet.