Mbrëmjen e sotme, një makinë e policisë mësohet të jetë përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të zonën së Selvisë.

Automjeti i policisë është përplasur me një makinë tip “BMW”. Sipas të dhënave, përsonat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.