Abu Dhabi është vendi i radhës ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë.  

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në territorin arab, udhëtarët shqiptare nuk do të kenë nevojë të bëjnë karantinë.

Pjesë e listës prej 37 vendesh të publikuar nga vendi arab është edhe Shqipëria.  Lista e gjelbër percakton vendet, rajonet dhe territoret nga të cilët individët mund të udhëtojnë drejtpërdrejt në Abu Dhabi pa pasur nevojë për karantinë.

Ndërkohë deri më tani shumë vende të Bashkimit Evropian kanë hequr kufizimet për udhëtarët shqiptare, duke i lejuar ata të udhëtojnë pa kufizime.