Kalon për ndjekje penale një i ri nga Durrësi, i përfshirë një ditë më parë në një sherr me një shtetas 46 vjeç.

Policia e Durrësit bën të ditur se “u referuan materialet hetimore në Prokurori për shtetasin E.B. 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.12, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin Sh. P. 46 vjeç, banues në Durrës”.

22-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.