Një 28-vjeçar është dhunuar nga disa persona, pasi ishin zënë për rregullat e qarkullimit rrugor. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Firence të Italisë, ku i riu shqiptar është ndjekur nga 3 afrikanë në një lokal në vendin e tij të punës dhe më pas është sulmuar.

"Ansa" raporton se në ndihmë të shqiptarit ka shkuar edhe shefi i tij, i cili po ashtu ka rënë pre e dhunës.

Shqiptari ishte duke kaluar me biçikletë në rrugë teksa ka nisur të konfliktohet me agresorët. Ai është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.