Një sipërfaqe toke e mbjellë me ullishte është përfshirë nga flakët në fshatin Panaja të Vlorës.

Mësohet se situata është përkeqësuar, pasi janë degjuar disa shpërthime dhe banorët shprehen se zona ka municione.

Tymi ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Fier – Vlorë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe forca të tjera që të bëjnë të mundur vënien në kontroll të zjarrit.