Një apartament në katin e dytë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një godinë në rrugën “Vllazërimi”.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i bombolës së gazit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë.
Policia dhe forca zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa flakët janë neutralizuar.





