Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Aqif Pasha”. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Fillimisht flakët janë shfaqur në ambientin e kuzhinës dhe më pas janë përhapur në të gjithë apartamentin.