Një autobus i linjës së Unazës së Re është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Sipas uniformave blu dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

Si pasojë e flakëve mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së Unazës së Re.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.