Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha.

Mësohet se makina e djegur ishte tip “Opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.