Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht në pjesën ballore.

Incidenti është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Burime nga zjarrfikësit bëjnë të ditur për DurrësLajm se mjeti ishte i parkuar pranë një hoteli në momentin kur zjarri ka nisur në pjesën e motorit.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë në impiantin e gazit të mjetit. Hetimet vijojnë.