Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë.

Sipas uniformave blu, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Si pasojë e flakëve automjeti është djegur pjesërisht.

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.