Një automjet tip “Toyota”, me targë “AA 662 JZ”, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qarkun e Vlorës.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin Himare-Borsh.
Në bord ndodheshin 4 shtetas italianë, të cilët sipas policisë nuk kanë marrë asnjë lëndim.
Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike gjatë kohës që makina e marrë me qera ishte në lëvizje, shtojnë më tej burimet.





