Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa po lëvizte në aksin Plepa – Kavajë, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon duket se automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, por fatmirësisht nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Mësohet se me automjetin tip Audi po udhëtonte një familje nga Fieri, që ka dalë menjëherë nga makina në momentin kur flakët janë shfaqur në kofano.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Durrësit për të vënë flakët nën kontroll, deri në neutralizimin e plotë të tyre.





