Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, ku një grua është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike.

Sipas bluve, e moshuara kishte mbetur e bllokuar për rreth 1 orë në ballkonin e pallatit.

“Nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë e mundur nxjerrja nga ballkoni e 79-vjeçares, e cila u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”.

Shkodër/Informacion paraprak:

Gjatë natës, në lagjen “Ndoc Mazi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Ll. V., 79 vjeçe, në katin e tretë të një pallati.

E moshuara ka mbetur e bllokuar për rreth 1 orë në ballkonin e pallatit.

Nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë e mundur nxjerrja nga ballkoni e 79-vjeçares, e cila u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.