Një 90-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë.

Banesa e të moshuarit është djegur dhe si pasojë e tymit ka ndërruar jetë TH.Ç..

Policia në një njoftim për mediat sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 08:40, në fshatin Krane.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.