Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët e ditën e sotme në “Lagjen e Vjetër” në Bulqizë. Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë një i moshuar, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Sipas informacioneve, 80-vjeçari që ka ndërruar jetë quhet Xhevdet Cara. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në banesë. Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.