Një banesë e një çifti të moshuar në lagjen nr.8 në Durrës, është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.

DurrësLajm” mëson se gjatë momenteve të rënies së zjarrit, në banesë ka qenë vetëm gruaja, ndërkohë dyshohet se shkak është bërë aspiratori i sobës së gatimit.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.