Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zezë në Krujë.

Sipas njoftimit të policisë zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale A.K.

Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.