Një banesë në Memaliaj është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të Memaliaj.

Mësohet se falë ndërhyrjes së autoriteteve është bërë  e mundur edhe shpëtimi i katër pjesëtarëve të familjes, të cilët kishin pësuar djegie të lehta.

Zjarri ka rënë në banesën e Fatmir Shehut, dhe të katër pjesëtarët e familjes Shehu janë dërguar në spitalin e Tepelenës për të marrë kujdes shëndetësor.

Sipas hetimeve paraprake zjarri në banesë dyshohet një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.