Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve të para, mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Kudret Pashollari, i cili prej vitesh jeton me familjen në Itali.
Si pasojë e flakëve ka dëme të shumta materiale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos patur pasoja edhe tek banesat e tjera, ndërsa policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





