Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë rrjedhja e gazit në kuzhinën e banesës.
Për shkak të tymit, është ndjerë keq pronarja e banesës, 90-vjeçarja me iniciale D.R., por që fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





