Një biznes është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani”, ish-Blloku në Tiranë.
Sipas policisë, zjarri ra në katin e dytë të një biznesi. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





