Një dyqan duralumini, në rrugën “Naim Frashëri” në afërsi të 21 Dhjetorit, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike te një prej makinerive.
Sakaq, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.





