Një banesë në Maliq është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme.
Sipas njoftimit të policisë, flakët kanë përfshirë banesën e shtetasit D.R., i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.
Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit
NJOFTIMI
Maliq/Informacion paraprak
Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri.
Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.