Përfshihet nga flakët një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fabrikë ku punojnë 200 punonjës, ndërsa fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen aktualisht ne vendngjarje. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Nga frika e përhapjes së flakëve bllokohet rruga Lezhë-Tiranë duke devijuar nga aksi i vjetër.