Një farmaci, në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës është përfshirë nga flakët.

Gazetarja e DurrësLajm raporton nga vendngjarja se fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shuarja e flakëve bëri të mundur të mos rrezikoheshin nga zjarri edhe bizneset ngjitur me farmacinë në pronësi të shtetasit A.Vata.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

K.H.