Në Vlorë, një tjeter automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa ishte e parkuar. Ngjarja ka ndodhur duke gdhirë e shtuna. Fuoristrada ishte e parkuar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, kur mori flakë rreth gjatë orës 03.10.
“Mitsubishi Pajero”ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj dhe bashkë me të është dëmtuar edhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë saj, një “Opel”.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.





