Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës.

Si duket edhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm”, flakët që kanë rënë në këtë godinë, nuk paraqesin rrezik për banesat e tjera aty pranë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrëfikës dhe policia, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarje.