Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Kadastra e Durrësit që është zhvendosur te Tirana Business Park në rrugën e Rinasit.

Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar zjarrëfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake mësohet se punonjësit e Kadastrës janë larguar nga zyrat dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.