Kati i tretë i një banese në zonën e Shkozës në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Policia bën të ditur se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

“Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.