Kati i tretë i një pallati në lagjen “29 nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Sipas banorëve, kati i tretë i këtij pallati aktualisht është i pabanuar.
Më parë ka shërbyer si ambient i drejtorisë së shërbimit parësor.
Zjarri i përmasave të konsiderueshme ka trembur banorët e lagjes të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët.
Nuk dihen ende dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Burime për Abc.neës.al bëjnë me dije se hapësirat ku ka rënë zjarri janë të mbushura me letra.
Dyshohet se janë dokumentacion I aktivitetit të mëparshëm të institucionit të shpërngulur në këto ambiente.





