Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa pasur probleme.
Sipas informacioneve, janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte të tjera ndërsa flakët aktualisht janë neutralizuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
