Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 në rrugën “Hamdi Pepa”, ndërsa fatmirësisht raportohen vetëm dëmë materiale.

Sipas njoftimit të policisë magazina është në pronësi të shtetasit me iniciale B.A.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.