Makina e drejtorit të Hipotekës në qytetin e Laçit është përfshirë nga flakët.

Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së në Laç, Klevis Berhani.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë detyra e Berhanit.