Një automjet tip “Volkswagen”, i cili ndodhej i parkuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Krujë dhe sipas burimeve zyrtare policia ka shoqëruar 6 persona si dhe janë sekuestruar pamje filmike për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.





