Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në videon e mëposhtëme shihet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe a ka të lënduar apo jo.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.